Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar aktualisht 57 pacientë me koronavirus.
Sa i përket gjendjes së pacientëve gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 569 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 36 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nëntë normale dhe tre me prerje cezariane. Janë lindur 12 foshnje, gjashtë të gjinisë mashkullore dhe gjashtë të gjinisë femërore.
445 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5259 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione. /