Të martën janë bërë 555 vjet nga vdekja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare dhe konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Vdekja e tij nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa prijësin e saj.
Gjergj Kastrioti ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi kryengritjen kundër saj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të këndohet himni kombëtar në çdo shkollë, në fillim të çdo jave të re mësimore.
“Dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.