Momentalisht, në Kosovë janë 540 raste aktive me koronavirus. Mirëpo, sipas raportit të fundit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, janë të hospitalizuar vetëm gjashtë prej tyre.
Trajtim mjekësor në klinika dhe spitale po marrin edhe 29 persona të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni, njofton ShSKUK.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid,
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni,
Spitali i Prizrenit, 1 pacient,
Spitali i Pejës, 3 pacientë