20 prilli shënon edhe Ditën e Shkollës së Mesme të Lartë “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
Një nga institucionet kryesore arsimore në këtë komunë, u themelua pikërisht para 53 vitesh, e cila edhe mbanë emrin e një nga rilindasit më të mëdhenj shqiptar.
Që nga themelimi kjo vatër e dijes ka thënë një kontribut në edukimin dhe arsimimin e të rinjve, duke nxjerrë edhe kuadro profesional në fusha të ndryshme, të njohur si në Kosovë, por edhe jashtë kufijve.
Për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë nuk u shënua me ndonjë manifestim, por që u kujtua dhe u përmend nga institucionet komunale.