Edhe 53 persona janë testuar sot për COVID-19 të cilët ishin të vendosur në karantinë tek Qendra Studentore.
Të gjithë këta persona të testuar rezultuan negativë dhe nesër lirohen për në vetëizolim 14 ditor në shtëpi.
Kjo është bërë e ditur nga infektologu i Klinikës Infektive në QKUK, Izet Sadiku.
Sadiku theksoi se ky është grupi i katërt i të testuarve në katër ditët e fundit dhe prej 190 të testuarve të gjithë rezultuan negativ, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Testimi i radhës- Karantina COVID19
Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .
Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi!
Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!
Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!
#rrinshpi