Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve për çështjen e “53- milionëshit.”
Gjatë nisjes së seancës në fjalën e tij përfundimtare, Prokurori Special, Valdet Gashi, për fjalën rastin e njohur si “53 milionëshi”, ka deklaruar se pas administrimit të të gjitha provave është provuar në tërësi gjendja faktike e përshkruar si në aktakuzë”, në procesin e nisur tash e disa vite.
Prokurori, ka kërkuar dënim maksimal për Lekajn e të tjerët.
E sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt të vitit 2022 nga Prokurpria Speciale e Republikës së Kosovës, Lekaj në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha këshilltar i lartë politik i tij, Besim Tahiri drejtor i Prokurimit dhe Nebih Shatri, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”./