51-shi i PDK’së Petrit Hajdari: Besimi si faktor unifikues dhe promovues i vlerave humane në përparimin shoqëror dhe shtetëror

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Petrit E. Hajdari, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Drenasit, ku diskutoi rolin e besimit si faktor unifikues dhe promovues i vlerave humane në përparimin shoqëror dhe shtetëror.

Ai theksoi se këto vlera kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në kauzat shqiptare për liri dhe pavarësi, duke qenë qendra e identitetit kombëtar.

Statusi i tij i plotë:

Takimi i sotëm me Bashkësinë Islame të Drenasit ishte konfirmim i bindjes që në përparimin shoqëror e shtetëror besimi është faktor unifikues, përbashkues i njerëzve dhe promovues i vlerave humane.

Kjo forcë e këto vlera përbashkuese kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në kauzat shqiptare për liri e pavarësi dhe do të vazhdojnë të jenë qendra e identitetit tonë. Kombi bashkon konfesionet fetare në një popull me traditë të lashtë tolerance e mirëkuptimi siç jemi ne.

Falemnderit kryetarit Valon Bequku dhe kryesisë për pritjen.

Kosova mundet ma mirë!
Petrit E. Hajdari