Sot 50 banorë të Rugovës i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje! – Qendra në Pejë.
Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, Kryetari i Qendrës, Bashkim Lajçi dhe aktivistë nga strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju uruan mirëseardhje anëtarëve të rinj dhe diskutuan për gjendjen politike në vend dhe problemet e fshatrave të Rugovës,
Postimi i plotë:
Sot 50 banorë të Rugovës i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!- Qendra në Pejë. Zgjerimi intenziv i Lëvizjes, angazhimi i të gjithëve për një Republikë dhe Komunë më të mirë janë parantezë e ndryshimit të pashmangshëm. Sidomos tani, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është në zgjedhjet e brendshme, ngritja e kapaciteteve tona, sidomos nga një zonë si Rugova është shumë e rëndësishme për Pejën dhe Kosovën. Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Kryetari i Qendrës, Bashkim Lajçi dhe aktivistë nga strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju uruan mirëseardhje anëtarëve të rinj dhe diskutuan për gjendjen politike në vend dhe problemet e fshatrave të Rugovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! është shpresa e vetme për rimëkëmbje dhe dinjitet.