Pesë persona kanë vdekur sot nga COVID-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 71.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para pak çasteve është larguar nga QKUK-ja.
Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media rreth viktimave të sotme nga COVID-19 dhe situatës së krijuar aty.
“Shihemi më vonë”, ishin fjalët e vetme të Zemajt drejtuar mediave.
Policia gjithashtu ka larguar para shiritat nga Klinika Infektive.