Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 18 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 13 janë në oksigjeno-terapi dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga Spitali kanë njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë shëruar dy pacientë nga virusi korona.
“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 202 persona kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./