Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27.06.2020, janë të hospitalizuar 97 pacientë me Covid- 19 pozitiv si dhe një pacient është në pritje të rezultatit të testimit.
45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 pacientë: 2 pacientë janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 3 pacientë janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.
Sot lirohet 1 pacient Covid pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.