Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe presidentja në ardhje, Vjosa Osmani, ditën e sotme i kanë kushtuar familjeve të tyre.
Së bashku, dy krerët e institucioneve kanë vendosur që rrezet e diellit t’i shijojnë në parkun e Gërmisë-Prishtinë.
“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”, ka shkruar Kurti në Instagram.