48-shi i Vetëvendosjes, njëri nga deputetët më aktiv në Kuvend

Mefail Bajqinovci do të jetë numri 48 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Me një status në Facebook, Bajqinovci ka përmendur disa nga angazhimet e tij në mandatin katër vjeçar.

“Lista e Fitorës së Madhe , Numri 48 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të nderuar miq, ju njoftoj se Lëvizja VETËVENDOSJE! më ka besuar sërish për të kandiduar si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me numrin 48 në listë.

Gjatë mandatit tim si deputet, kam votuar 262 ligje dhe kam pasur kënaqësinë të takohem me rreth 30,000 qytetarë në Kosovë dhe diasporë, duke qëndruar pranë nevojave dhe zërit të tyre. Ky përkushtim reflekton angazhimin tim për të punuar në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Të gjitha shqetësimet e tyre, i kam transmetuar dhe kthyer ato në prioritetet. Në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, kam punuar me përkushtim për të forcuar institucionet tona të sigurisë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare. Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka sjellë përparime të mëdha që kanë transformuar vendin. Sot, në veri të Kosovës sundon rendi dhe ligji, siguria është më e qëndrueshme, dhe reformat ekonomike po sjellin zhvillim për të gjithë qytetarët.
Numri 48 në listën e VV përfaqëson vazhdimësinë e këtij ndryshimi dhe përkushtimin për të çuar përpara projektet e nisura. Unë, si kandidat do te angazhohem të jem zëri juaj në Kuvend ashtu siç kam vepruar brenda ketyre 4 viteve. Me mbështetjen tuaj më 9 shkurt 2025, së bashku do të vazhdojmë qeverisjen e mire për një Kosovë të drejtë, të fuqishme dhe të dinjitetshme. Ju ftoj që të më përkrahni dhe të përkrahni listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Me respekt, Mefail Bajqinovci Kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës,
Lëvizja VETËVENDOSJE! 12 dhjetor 2024, Prishtinë Republika e Kosovës” shkruan Bajqinovci në postim