Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.
Nga raportimet e datës 29 prill 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë
11 prej tyre në gjendje të rënduar
176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
193 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 91 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 45 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë
26 prej tyre në gjendje të rënduar
295 të konfirmuar pozitivë
258 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 60 pacientë
Spitali i Pejës, 87 pacientë
Spitali i Gjilanit, 51 pacientë
Spitali i Ferizajt, 444 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë