Gazeta raportoi sot se një person i gjinisë mashkullore rreth të 50-tave dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë,
Sipas policisë, ai e kishte parkuar veturën skaj urës, kishte zbritur nga aty dhe ishte hedhur në lum nga ura.
Sinjali tani mëson se ai është Naim Gashi, i lindur më 1973 në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku edhe punonte si mësimdhënës.
Gjithashtu, në një prononcim për Sinjalin, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha se personi që u hodh nga Ura e Fshajtë nuk është nxjerrë akoma nga lumi.
“Jo ende, është bërë kërkesa prej ekipës për shpëtim, janë në përgatitje për me dalë por ende nuk është gjetur, deri në këto momente jo”, tha ai.