Spezia fiton 3:0 në tavolinë në takimin e Kupës ndaj Romës

Gjykata Sportive ka vendosur që takimi i 1/8 së finales në Kupën e Italisë ndërmjet Romës dhe Spezias të përfundojë me rezultat 3:0 në tavolinë për mysafirët.

Deri te ky vendim erdhi për shkak se Roma ka bërë më shumë zëvendësime se sa lejohet në këtë duel.

Verdikti i Gjykatës Sportive është marrë këtë mbrëmje dhe konfirmon humbjen në tavolinë pasi që Roma bërë gjashtë zëvendësime.

Ndonëse Roma pësoi në këtë ballafaqim 2:4 nga Spezia, është vendosur që rezultati i takimit të jetë 3:0 për mysafirët.

Ky nuk ishte rasti i parë kur Roma bëri një gabim të tillë, pasi edhe në përballjen me Veronën kishin futur një lojtar të paregjistruar në ndeshje.