Policia Rajonale e Ferizajt ka dhënë detaje të reja për 46-vjeçarin nga Komuna e Vitisë, Hesat Rrahmani, i cili pas katër ditësh si i zhdukur u gjet sot i vdekur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.
Vetura e tij u gjet në humnerë, ndërsa deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të panjohura, i ndjeri e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalë nga rruga dhe bije në humnerë.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Më datën 15.01.2021 rreth orës 18:00,në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit , ka ndodhur aksidnet trafiku me fatalitet ku e involvuar ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara.Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaqanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar ,47 vjeç nga lëndimet e marrura kishte ndërruar jetë,ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00.Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për në obduksion.