Mërgimtarët janë më të interesuar se kurrë që të kontribojnë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.
Deri më tani 42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Gazeta inFokus
Këtë e ka bërë të ditur, Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi.
Sipas tij 5 mijë aplikues janë nga posta dhe 5 900 aplikues përmes kërkesave të shërbimeve të KQZ-së.
Bazuar në këtë numër të madh të aplikuesve del që Diaspora mund të jëtë përcaktuese se cili do të jetë fituesi i 6 tetorit, shkruan inFokus.
Duke marrë parasysh edhe garën e ngushtë në mës të katër partive të mëdha, bazuar në sondazhet e deri tashme, votat e diasporës do të kenë peshë të madhe.
Me 18 shtator fillon periudha kur diaspora do të votojë për zgjedhjet e 6 tetorit./Gazeta inFokus