41 mësimdhënës të infektuar me CoViD-19 në gjithë Kosovën, këto janë komunat me më shumë raste

41 mësimdhënës në të gjithë Kosovën janë të infektuar me virusin Covid-19 që nga fillimi i vitit të ri shkollor. Kështu kanë bërë të ditur për media  nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Sipas Ministrisë, me numrin më të madh të mësimdhënësve të infektuarve me këtë virus është komuna e Fushë-Kosovës me gjithsej 13 mësimdhënës.

E kryeqyteti ka 12 të prekur me CoViD -1, ndërsa 8 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv në komunën e Istogut.

Pas testimit, në Suharekë, 3 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv, në Drenas 2 si dhe nga 1 rast pozitiv është paraqitur në komunat e Obiliqit, Prizrenit e Klinës.

Sipas MASH-it shkollat ku ka raste të paraqitura, do të ndjekin protokollin që parasheh ndërrimin e skenarëve në bazë të numrit të personave të infektuar.

“MASH-i ka hartuar Protokollin e reagimit ndaj pandemisë COVID – 19 në shkolla, që ka qëllim të përcaktojë mënyrën e reagimit të menaxhmentit të personelit të shkollave dhe të DKA-ve në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual ose grupor të nxënësve ose të personelit të shkollave gjatë zbatimit të procesit mësimor në shkolla. Udhëzim për reagim parasheh ndërrimin e skenarëve (A->B ose B->C) në bazë të numrit të personave të infektuar në sistemin arsimor”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie dhënë për mediat

Nga Ministria e Arsimit thonë se në momentin kur një mësimdhënës tregon simptoma të infektimit me COVID-19, drejtoritë komunale duhet të gjejnë menjëherë zëvendësimin e përkohshëm brenda stafit të shkollës.

Nxënësit do të pësojnë më shumë nga skenari i paraparë i Ministrisë së Arsimit për ta parandaluar përhapjen e pandemisë në vend, thonë njohësit e çështjeve arsimore në vend