Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi për informim i Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, njofton Klan Kosova.
Ai shton se gjashtë nga pacientët e hospitalizuar kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe kujdesje intensive.
• 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa
• 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.
I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind.
(Burimi: Klinika Infektive, raporti Dr.S.N.)