Rritja e çmimit të naftës dhe vetë jetës në Kosovës ka shtyrë emisionin “Kiks Kosova” të kthehet te një temë, e cila diskutohet gjithmonë: CILËSIA E PRODUKTEVE QË BLEJMË!
Kiks Kosova ka blerë naftë në disa pika të ndryshme të derivateve në kryeqytet dhe në qytete të tjera të Kosovës dhe më pas i ka dërguar ato për t’i testuar në një laborator të licencuar nga Ministria e Tregtisë.
40% e kësaj nafte të testuar nga Kiksi ka dalë të jetë jo komfor standardeve të naftës dhe udhëzimeve administrative.
Kiksi kishte dërguar pesë mostra për testim, dy prej të cilave kanë dështuar në pikën e ndezjes dhe njëra nga to ka dalë të jetë e përzier.