4 të lënduar në aksidentin në Dollovë të Klinës

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot janë lënduar katër persona”, tha Gashi

Sipas Gashit në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Gashi.