4 PRILLI I DHEMBJES SË MADHE TË KLINËS DHE FAMILJES DUSHI

Sot e 22 p vjet më parë, me 4 prill 1999, gjëma e madhe goditi Klinën me rrethinë. Ishin ata 94 burra, kryesisht djem të rinj që u ekzekutuan…thjesht pse ishin shqipëtar… ne mesin e tyre ishin :Jakupi, Nazmiu, Xhevdeti, Shefqeti, Masari, Abedini… nipi Rexhep Mazreku e plot të njofshëm të tjer.Familja Dushi e pësoi më së rëndi në rrethinen e Klines gjate luftës se fundit…dhe jo rastësisht sepe edhe përpara në histori kanë derdhur gjak në Gjurgjevikun e Madh.
Për shumë nga këta djem ka lapidare por nuk ka varre, sepse ende mungojnë trupat. Sikurse ende nuk ka edhe asnjë kriminel serb të burgosur në emër të drejtësisë njerëzore për 94 vrasje makabre, e për më keq zhdukje naziste trupash.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe liria e pagoftë gjakun tuaj.

Liridon Dushi