Të paktën katër persona kanë vdekur në Turqi pas një tërmeti të fuqishëm orë më parë. Magnituda e tërmetit dyshohet se ka qenë 6.9 shkallë Rihteri.
Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën katër person, ndërsa edhe dy të tjerë janë të lënduar.
“Në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës tanë kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu.
“Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës. Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka treguar ai