Akoma nuk janë larguar barrikadat që kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Kështu këto dy pika kufitare vazhdojnë të jenë të mbyllura,
Kjo shihet edhe në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, saktësisht të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
.
Barrikadat u vendosën nga serbët lokal që nga data 10 dhjetor.
Barrikadat janë ngritur pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.