Universiteti i Harvardit, njëri ndër universitetet më prestigjioze në botë, shënon sot 383-vjetorin e themelimit.
I themeluar para gati afro 4 shekujsh në Kembrixh, Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant Xhon Harvard.
Meqë themeluesi ishte teolog, në fillim qëllimi i këtij institucioni ishte edukimi dhe arsimimi i klerikëve.
Në fillim ky institucion arsimor mbante emrin Kolegj, por në vitin 1639 e mori emrin Harvard, në nderim të themeluesit të tij i cili një pjesë të pasurisë dhe bibliotekën e tij të pasur ia fali këtij universiteti.
Kurse në vitin 1879 u themelua edhe kolegji për vajza, që u quajt edhe si “Aneks i Harvardit”.
E ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konsiderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko