Policia e Kosovës njoftoi se ka shoqëruar ose arrestuar 38 persona të cilët kishin shkelur urdhrin e qeverisë për të mos lëvizur në orare të caktuara ose kishin hapur bizneset e tyre.
Rasti më flagrant regjistrohet në Vushtrri ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një ahengu familjarë në shtëpinë e tij janë takuar 12 persona, ai nuk e ka respektuar vendimin lëshuar ana Qeveria e Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Në Gjakovë, janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunalë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Pol icia ka raportuar se ka pasur arrestime edhe të personave të cilët kanë lëvizur me makina si dhe në këmbë pa ndonjë arsye duke shkelur kufizimin e lëvizjes.
Po ashtu, në dy raste, janë shoqëruar persona të cilit ishin zënë duke luajtur në grupe deri ne 4 veta.