Në moshën 34 vjeçare ka vdekur sonte Afrim Tafa, zyrtar i Komunës së Shtimes,
Viktima ishte i infektuar me koronavirus dhe po trajtohej në mjekimin intensive në QKUK.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Shtimes, Musa Baftiu, i cili tha se i ndjeri kishte probleme me mushkëri.
“Po ka qenë i infektuar me koronavirus. Ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv në QKUK. Pëveç infektimit, nuk e di nëse ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ka qenë një djalë i shëndoshë, nuk është ankuar shumë. Ka pasur pak probleme me mushkëri”, ka thënë Baftiu./