Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 34 pacientë po trajtohen nga Covid-19.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 6 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
-Klinika Infektive, 2 pacientë
-Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
-Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
-Spitali i Pejës,1 pacient.