Në Kosovë sot janë shënuar edhe 33 rase të reja me Covid-19, mëson KOHA.
Nga mbi 170 testime të bëra, 33 prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 420 në nivel vendi.
Me më së shumti raste sot të rezultuar pozitiv është Ferizaj, me nëntë persona.