31-vjeçarja shqiptare Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën.
E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande, raporton Euronews.al.
Ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate.
Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali.