Një qytetar nga Peja ka raportuar në Polici se tre të dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i njëjti i ka pranuar brenda.
Të dyshuarit i kanë kërkuar 30.000 (tridhjetë mijë) €uro me interes 4% pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron parat brenda një jave atëherë ata parat do ti marrin nga djali i vogël i ankuesit. /I