Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu ka bërë apel për banorët e Klinës që të kenë kujdes dhe që të mbahet distanca, pra të respektohen rregullat.
Sejdiu tha për Klina info se sot kanë dalë negativë me Covid 19, 3 persona nga Klina, por kjo nuk do të thotë që gjithçka është në gjendje të mirë. Ai gjithashtu tha se jemi në pritje të rezultateve edhe të disa personave të tjerë që janë dërguar për testim.Klina info