Peja, njëjtë sikurse Shkodra është e lidhur ngushtë me biçikletën për më tepër e ‘infektuar’.
Këta janë katër çiklistët pejan të cilët përshkuan mbi 300 km me biçikletë nga Peja në Ulqin nëpërmes rrugëve dytësore të Kosovës e Mali të Zi. Valon Begolli, Feim Kollçaku, Arianit Kastrati dhe Arjan Harxhi kanë mbërritur në destinacion pas tre ditësh.
Njëri prej udhëheqësve të grupit, Valon Begolli tha për Njëshin se ka qenë një eksperiencë e bukur ndërsa shtoj se janë duke planifikuar gjithçka për ‘rrugëtimin’ e dytë nëpërmes maleve të Shqipërisë.
“Nuk jemi të lodhur, pasi u motivuam shumë nga ajo që pamë gjatë kësaj aventure. Grupi ka përballuar mjaft mirë vështirësitë dhe jam i lumtur që ia dolëm bashkë. Ishte sfidë në vete, por dhe ishte një ‘stërvitje’ e mirë për udhëtimin e radhës në Shqipëri”– shtoj Begolli.
Etapa parë ishte e gjatë 98 km dhe u kalua përmes fshatit Kuqishtë, pastaj Çakorr, Plavë, Grabon e deri në kryeqendrën malazeze.
“Dita e parë ishte sfiduese, pasi ishte një terren jo i lehtë. Kohën e kishim në anën tonë. Pamja ishte plus energji. Dhe kjo na ndihmoj për të inspiruar njëri-tjetrin për të dhënë më të mirën” –tregon Kollçaku.
Nga bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna çiklistët vazhduan udhëtimin e tyre nga Podgorica, Cetina e deri në Kotor e Perast, Murinjë dhe ku edhe përfunduan etapën e dytë.
“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme, sepse zgjohesh në mëngjes me ajrin e freskët të Bjeshkëve e pasdite je me freskun e dallgëve të detit. Në mes je ti dhe testohesh në secilin aspekt, ka qenë definitivsht një përjetim i bukur” –thotë Kastrati.
Në etapën finale të a pasionuarit udhëtimeve me biçikletë, gjatë rrugës u sfiduan me temperaturat e larta bregdetare të Budvës, Tivatit, Ujëmirit e Ulqinit, e me pamjet mahnitëse që ofron ky regjion.
“300km, 3 ditë, jemi më mirë se dje… Biçikleta të jep diçka tjetër, diçka më shumë se vetja e të fokuson e inspiron për më shumë punë e aventurë. Jeta duhet shijuar” – bënë thirrje tek moshat e reja Harxhi, për ti ikur makinës e të dashurohen në biçikletën