Gjithsej 298 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar mbrëmë për 27 raste që janë shëruar nga koronavirusi në vend, duke e arritur numrin total të të shëruarve në 298.
”Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, thuhet në njoftim.
Vetëm gjatë tri ditëve të fundit janë shëruar 66 persona nga koronavirusi. Ndërkohë mbrëmë janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me virusin Covid-19.