294 pacientë janë trajtuar si raste emergjente, dje më 10 korrik 2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
22 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm
230 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë kryer 3452 analiza.
Kanë qenë 9 lindje, 7 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 9 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore!
7 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme.