Sot, 29 vjet më parë
….Nata e ftohtë, plagët e torturave të burgut, si dhe parandjenja se do ta vrasin, se la të flinte atë natë…
E dinte se këtu e kishin nxjerrur vetëm për ta vrarë, për t’ia humbur fijen…..
Atë natë kujtoj gjithcka; si në film i riktheu kujtimet nga fëmijëria….Kurrë s’na u nda gazepi, tha me vete, por përtej pozicionit u dëgjua vetëm ofshama.
Edhe babën kanë dashtë me vra partizanët, babën kur ka qenë femijë…..iiiihhh sa ka vuajtur baba, por kurrë s’është nënshtruar…i pamposhtur ka qenë, edhe pse i rrethuarr me hijena e krijesa te liga…..
Phiii, si paskam njoft mirë shqiptarët, tha me vete…..shih këtë pisin këtu, për një gradë e do pare serbie më ka shitur , jo mua, por kombin e vet…..sa i gërditshëm, se si është zvetnuar, sdihet a është qen a njeri…..edhe po i keqperdorin disa shqiptar, ushtar te ri, sdin gjë këta, të shkretët edhe kanë frikë……skan faj, luftë është. Edhe këta po e din hallin tim…..
Sot i dëgjova teksa i flisnin njeri-tjetrit…Qiky shqiptar eshte, qiky i madhi, e kish punën shumë keq, prej burgut e kanë sjell te torturuar , kish akuza te rënda se ka vra njerez te APJ-se, ushtar e oficera…Thanë edhe ne kazerme ka pasur shumë probleme….
Kukuu, ik mos i fol pra, mos të përziejmë me të …., e tjetri prap vazhdoi; ja kane lyp sot armët, e ky si ka dorëzu……
Te gjithë po e din cka po më pret , edhe unë po e di….cka kam me ba, e paska shkruar Zoti me vdekë…..
Jo bre Zoti, ndoshta Zoti jo, ende, edhe një muaj i mbushi 21 vjet….
Zoti jo, por njerëzit….Njerëzit e kishin shkruar krejt……ma kishin përshkru jetën time si me qenë me mua …e kanë shkruar edhe cka kam menduar, që se dua Jugosllavinë, e që zemra më rrah per Shqipëri…po po e kishin shkruar, cka kam bërë , e cfarë kam dashur te bëjë….
Ah medet për mua, që s’ja dola me ik, me dal në Shqipëri a ne Kosovë, bile me luftuar në, e për vendin tim me vdekë….
Edhe pse ska rëndësi ku, por si vdesë njeriu….Këto janë troje ilire, këtu dalmatët i kanë kullotur delet.
Pak me tutje mbretëresha Teutë është fortifikuar…
Këtu edhe gurët flasin shqip.
Dubrovniku po duket afër, por larg është…..Shumë po më përcjellin…..edhe disa shqiptar i kanë bërë spiuna…po i keqpërdorin këta faqezinj, e ata i ka kap zori, kanë frikë.
Frika ka lindur para njeriut….Po unë si do të ia dal se….
Unë me vdekë po, por me gajret……A kam thënë gjithmon se “kur ta rroki unë pushken, ka me u dridhë Jugosllavia”, thoshte me vete.
Nëse dikush prej këtyre djemëve ma merr këtë letër me ua dërgu në shpi…bile vllezërit le ta dinë, se pata dert pse vdesë; edhe pse nana, ah nana , po më dhimbset shumë.
Motrat po, po edhe motrat martohen, lindin fëmijët e ju kalon sado kudo dhembja, ndoshta. E për vllezërit e di qe bëjnë gajret…edhe ata kanë ndejt me babën, e kanë dëgjuar 100 herë,1000 herë a gjithmonë kemi fol per luftën….bile me kujtohet kur i flisja Ganiut per diversantët, e ai, si fëmijë që ishte, se kuptonte dhe më pyeste “cka eshte diversanti”?
E unë, i tregoja se diversanti e qet në sherr një ushtri, një shtet…..
Tash duhet të bëhem diversanti, unë tash jam diversanti; ose kam me i vra, ose kanë më më vra, ose te dyjat, bile më parë, kjo e fundit do ndodh….se Dubrovniku larg….me duket dikush nga grupi ka treguar-spiunuar se po organizoj me ik prapë…..shumë më përcillnin sot…vështirë të organizosh brenda ushtrisë së armikut….ofshama sikur ja nderpreu mendimet ….
Nata filloj të fshihej e të tretej…..Agu i ditës u shfaq horizontit me një diell të mërrolur, të rrethuar nga retë e tetorit….
Nje cep deti shihet poshtë…..Dubrovniku i rrethuar nga të gjitha anët…..
Edhe kjo ditë armëpushim ishte….Kroatët nuk duken askund…..Poshtë shtabi i ushtrisë jugosllave.
Këngë çetnike dëgjohen poshtë….
Ai, kishte vendosur te rrinte në pozicion, edhe dje në mëngjes e kishin sulmuar me snajper nga prapa, por kishte shpëtuar meqë ishte prane pozicionit ,të cilin më shumë e kishte fortifikuar prapa, sepse vetëm andej mund ti vinte vdekja……
Armik i shpallur i Jugosllavise…..
Nuk di a ka qenë kush me ne zor se unë, thoshte me vete, hasmin një hap larg…kah të shikosh hasm, armik….vetëm këta gur te thepisur e këta lisa mund te bëhen miqtë e mi….
Pse, a nuk u treguan miq gurët e lisat me mua kur në pozicion ma hodhen bombën e sa e sa herë…..?
Atje poshtë, kam fshehur armë e municione, për ti dhënë fund jetes si duhet.
Thjesht, mos me shku gjakhumbur, mos me shku për atë dynja pa e bërë nje nam.
Po , nuk di a do të mund të zbres deri aty, tek armët e fshehura, edhe s’di a mundem me i zbraz q’ato “zolla” mbi shtab.
Duhet me ba nje nam, meqë po vdes, edhe pse këtu e kështu nuk kam dasht po fati, si e thoshte baba , ndjesë pastë “Na ka rënë hise”….e meqë më ka rënë hise, duhet me lënë një shenjë në histori.
Fundja, për cka lind njeriu, me ba dicka në jetë; e ku ka ma mirë se me vdekë për liri….se lufta edhe në Kosovë ka me krisë e bash këta oficera kanë me ju pri çetnikëve në atë luftë….e për atë luftë ne e kemi lidhur besën me djemtë e lëvizjes….
Po, unë këtu po e filloj, le të del ku të del….Phiiii sa herë kam mendu me formu njësite diversante……ah medet, dhe ofshama i doli nga ai gjoks sa mali.
Mendimet ja ndërprenë zërat, teksa flisnin ushtarët.
Eu, mendonte me veten, se si flasin këta serbët me të madhe. Zakonisht bërtasin, kur flasin.
Sa janë të lig, si djajtë….të lig dhe tinëzar….kam frikë më vrasin tinëz.
U munduan sa herë, po një herë ndodh….e kjo punë po dihet, do më vrasin…po ç’të bëjë unë?
A ti sulmoj, a të presë, mos me krijohet mundësia me ik…..?
Ushtarët shqiptar , si s’më dëgjojnë, po i frikësojnë këta oficerët e shitur ….
Dikush po spiunon….na duhet me ik prej këtu, ose me hap front këtu, e me zbrit kah kroatët….
Rrethi më është ngushtuar, edhe ato bandat e Tivarit, kësajde po sillen….është e sigurtë, të vdekur me duan….
Qysh qoft hajr Zoti e bëftë, por këtu hajr nuk ka…..
Shyqyr që municion tash kam boll. Mu gjend qata , që i pata fshehur atëher. Edhe poshtë në dy pika kam, varësisht kah më zë situata…..
Dhasht Zoti, e të mund të zbresë deri të shpella, po shpresoj te “zollat” se bombat vetëm për afër…..
Vetëtimthi, poshtë pa lëvizje. Oficerët po ngjiteshin lart kodrës……Iiihhhhaa bash këta që po më shikojnë shtrembër, tha…..tek unë po vijnë, duan të më çarmatosin, ose edhe më e keqja….
E çka ka më keq se më më çarmatos, e pastaj me luajt me mua….
Jo, besa e Zotit si dorëzoj armët.
Mitralozi, sikur fliste më të.
Revoles sikur i thoshte, a të kam thënë se s’të dorëzojë, pa ma marr shpirtin…..
Bombat dhe municioni e kishin stërngarkuar, por i duheshin, se po fillonte luftën, luftën me një armatë……..
23.10.2016…v a z h d o n…..
Gani Morina