Incidentet me fatalitet në vendet e punës, në sektorë të ndryshëm nuk janë të rralla. Punëtorët shpesh përfundojnë në spital si pasojë e lëndimeve që marrin nga kushtet e këqija, por ka edhe raste aksidentale,
Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në fshatin Carallukë të Malishevës, ku një person është lënduar teksa po punonte.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë kanë bërë me dije se 28-vjeçari është dërguar atje me plagë në dorë, pasi kishte pësuar prerje.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë deklaratën e viktimës.
Bazuar në dëshminë e tij, gjithçka ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e pakujdesisë së tij, teksa në vendngjarje ka dalë edhe Inspektorati i Punës.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.