28 të vdekur dhe 1.029 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 3 mijë e 266 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 955 mijë e 811 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 17 mijë e 316 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 22 mijë e 223.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.

Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!