Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka dhënë një lajm shumë të mirë për banorët e kësaj pjese.
Ai ka njoftuar se 28 qytetarët kanë rezultuar negativ me COVID19.
Ndërsa fatkeqësisht njëri nga qytetarët që ka pasur kontakt me dy shitësit e fidaneve nga Banja e Malishevës është infektuar, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë Krushjan,
të gjithë 28-të qytetarët kanë rezultuar negativ. Sot në mëngjes ISHPK-ja ka marrë strishot nga të gjithë qytetarët që kanë patur kontakt me dy shitësit e fidaneve nga Banja e Malishevës më datë 3 Prill 2020 e që fatkeqësisht njëri nga ta ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ju falem nderit për bashkëpunimin dhe vetëdijen e lartë të treguar në këtë rast, i faleminderit personelit të QMF Fahredin Hoti në Krushë për gadishnërinë e treguar, drejtorit të shëndetësisë në Rahovec z. Samir Mustafa, kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi si dhe gjithë të tjerëve për kontributin e dhënë.
#KujdespoPanikjo!