27 vjeçari nga Mleqani i Malishevës ka mbetur i palëvizur, familja kërkon mbështetje për shërim

‼️‼️‼️Apel për ndihmë!‼️‼️‼️

Të nderuar Zonja dhe Zotëri,
Ju drejtohemi me një kërkesë për mbështetje financiare dhe ndihmë për Rrahman Kryeziun. Përkatësisht, në prill të vitit 2023, ky 27 vjeçar pas një lëndimi te rende në vendin e tij të punës në Tribunj të Kroacisë, mbeti i palevizëshem. Parashikimet e para ishin se ai ishte në prag te vdekjes, që ai kurrë nuk do të merrte frymë më, nuk do të hante apo të bënte asnjë lëvizje të vetme. Por kjo nuk ishte opsion për Rrahmanin, kushdo që e njeh e di qetësinë dhe luftarinë e tij të fortë. Pavarësisht muajve të vështira, betejave me pneumoni dhe infeksione të ndryshme, ai del me sukses nga respiratori. Po ashtu, ai ka filluar t’i ndjejë duart dhe ti përdorte ato. Terapia e mëparshme në banjën e Varazhdinit ka arritur maksimumin e saj dhe duhet të vazhdojmë t’i mundësojmë atij të përparojë me opsione të reja premtuese rehabilitimi. Punëdhënësi ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e deritanishme dhe vazhdon të japë mbështetje solide në këtë rast fatkeq, por fatkeqësisht terapitë dhe ushtrimet që duhet të marrë ky i ri janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe afatgjata. Andaj jemi të detyruar ta nisim këtë aksion për të ndihmuar aq sa ka mundësi secili prej nesh ta ndihmojë këtë të ri që pësoi një dëmtim kaq tragjik. Lusim të gjithë njerëzit e vullnetit dhe dëshirës së mirë që sipas mundësive të tyre të paguajnë ndihmë financiare për Rrahman Kryeziun që të ja mundesojmë nje jete normale dhe te pamvarur.

Informacione për pagesë

IBAN: HR7223400093236445158

SWIFT: PBZGHR2X

Emri dhe mbiemri – Ime i prezime: Rrahman Kryeziu

Banka: PRIVREDNA BANKA ZAGREB d.d.

Numri I references – Poziv na broj : ( data e pageses – datum uplate)

Përshkrimi I pageses – Opis plaćanja: Ndihmë për shërim të Rrahman Kryeziu – Pomoc za lijecenje za Rrahman Kryeziu