Sot janë bërë 26 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës – Sandokanit.
Vajza e tij, Leta e ka ka kujtuar përmes një postimi në FB ku shkruan:
Për babin që nuk pata privilegjin ta njihja !
Sot, edhe pse jam rritur të kërkoj fshehurazi dhe në heshtje, dhe e vetmja gjë që më ngushëllon është shëmbulltyra juaj heroike , e gdhendur në historinë tonë kombtare.
Lavdi babi im!❤️????????
Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”. Ai u lind më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt.