Sot janë mbushur 26 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Fadil Zenel Bojaj nga Kerrnica.
Në nderim të veprës e sakrificës së tij për liri, në përvjetorin e rënies, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me komandantin e Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, bashkëpunëtorë të komunës, familjarë të tij e qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të tij ku sot ai pushon i qetë në tokën për të cilën u flijua.
“Fadili u sakrifikua për lirinë që ne sot e gëzojmë. Gjaku i tij dhe dëshmorëve të kombit u bë gurë themeltar i lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Sot, i biri i Fadilit, Floriani, shërben në Policinë e Kosovës dhe kujdeset për sigurinë e qytetarëve tanë.
Lavdi dëshmorit të kombit Fadil Bojaj!
Lavdi dëshmorëve të kombit!”, shkruan në Fb kryetari Zenun Elezaj.