26 – vjet nga masakra e Poterqit të Epërm të Klinës

Gjaku i martirëve të kombit që sollën lirinë e Kosovës

Shkruan: Islam Zeneli, Poterq i Epërm (Klinë)

Si gjithë populli i Kosovës po ashtu edhe bijat dhe bijtë më të shtrenjtë të fshatit Poterq të Epërm të rajonit të Lugut të Leshanit, kur zëri i atdheut lëshoi kushtrimin për t’i dalë zot, nuk kursyen asgjë
për t’iu përgjigjur këtij zëri duke bërë aktin më sublim për lirinë e Atdheut, synim i shumë brezave tanë.

Në këtë pranverë, përkatësisht 26 vite më parë nga gjakatarët serbë në këtë fshat ndodhi masakra më makabre ndaj kësaj popullate, ku u vranë 15 martirë të këtij fshati, me ç’rast në mesin e tyre ishin 3 të mitur: Nazmi e Milaim Zeneli dhe Zymer Shala, që të tre këta yje polarë , të cilët akoma nuk i kishin mbushur 16 pranvera, duke ua këputur jetën në moshë të njomë, për t’ua ëndrrat dhe shpresat e së ardhmes, për të mbetur emra të përjetësuar në historinë e lavdishme të këtij vendi.

Dita që përkujton tmerrin, por edhe lavdinë e popullatës së fshatit Poterq i Epërm të Klinës

Data e 29 mars të vitit 1999, ishte një ditë e zezë për familjarlt e banorët e fshatit Poterq i Epërm i Klinës. Në mëngjesin e asaj të hënë fshati u rrethua nga policia dhe ushtria vrastare e Serbisë e mbështetur edhe nga kriminelë lokalë e çetnikë serbë. Rrethim që na u ishte bërë nuk na lejonte të largohemi pa lejen e tyre, sepse ata tani me e kishin planifikuar skenarin dhe vetëm pritej zbatimi i tij. Skenari i cili do ta prishte dhe do ta lëndonte frymën dhe jetën në fshat. Nuk vonoi shumë e më e keqja filloi.
Më kujtohen si sot ato skena të tmershme të vajit dhe britma të fëmijëve kur nisen krismat e para të pushkëve dhe minahedhësve të cilët tragët kishin shtëpitë e fshatit të cilat ishin të mbushura me banorë: fëmijë , gra, pleq e plaka, të rinj e të reja. Pas pushimit të rafalëve rrugët dhe shtëpitë e fshatit u mbushën me paramilitarë dhe kriminelë serbë, të cilët u futën dhunshëm në shtëpitë tona dhe nën trysninë e armëve na detyruan që t’i lëshonim ato dhe na urdhëruan të dalim në rrugë për të vazhduar pastaj në drejtim të Lugut të Baranit, në këmbë e ndalesën e fundit do ta kishim Shqipërinë se ashtu na thoshin kriminelët se “Shqipëria është vendi i juaj e jo Kosova!”
Por kur i erdhe radha e largimit nga shtëpia e Zenun Shalës, situata ndryshoi. Nga ajo shtëpi u nxorën të gjithë që ishin brenda, burra e gra fëmijë e pleq, të rinj e të reja, i rreshtuan në oborr dhe filluan t’i ndajnë meshkujt nga gratë duke filluar nga mosha 16 vjeçare. Zenun e Binak Shalën, vëllezër, i ndanë të
paret duke vazhduar më të miturin 16 vjeç, Zymer Haki Shalën me pas Musli e Nazmi Zenelin, baba me djalë të hasretit, i cili ishte vetëm 16 vjeç. E ndanë edhe 16 vjeçarin e tretë, Milaim Islam Zeneliin, e ndannë edhe djalin e dytë të hasretit, Zenel Hajdin Zenelin, duke vazhduar me Hasan Smajlin, bashkë me dy djemtë e tij, Aliun dhe Xhavitn dhe dy vëllezërit, Nuredin dhe Milaim Gashin. Pasi i largojnë familjarët e tyre, të gjithë këta në mesin e tyre edhe tre të
miturit i pushkatojnë kriminelët serbë në oborrin e shtëpisë së Bajram Jagodës në Poterq të Epërm të Klinës. Po të njëjtën ditë janë vranë edhe babë e bir – Imer dhe Metë Quni, si dhe plaku 81 vjeçar Demë Lani, në lokacionin afër shkollës së fshatit. Për këtë krimë të rend ne familjarët e të vrarëve e kuptuam në mbrëmje shumë vonë se më të dashurit tonë ishin vrarë nga kriminelët, sepse neve na kishin larguar më herët dhe ishim në fshatin Rosujë.

Tërheqja dhe varrosja e martirëve me nderime ushtarake

Lajmi ishte i rëndë dhe tronditës, dhimbja ishte e madhe sa zemra donte të na dilte nga shpirti. Brenga tjetër tash pas dhimbjes së humbjes më të dashurve taë ishte se çfarë do të bëhet me trupat e tyre a i kanë marrë kriminelët apo i kanë lënë aty.
Atë natë në odën e Sylë Janoshit ishe prezent edhe komandanti i UÇK-së, Avni Shala me nofkën (Tuli) e shumë ushtarë të tij të cilët u betuan para ne familjarëve se do të shkojnë për t’i marë kufomat natën edhe nëse do të vriteshin.
Komandant Tuli, me ushtarët e tij e mbajti fjalën ata shkuan gjate natës i morën trupat e teë vrarëve dhe të nesërmen në mëngjes i kemi varrosur në fshatin Rosuë të Pejë me nderime ushtarakë të U Ç K – ës.
Lavdi këtyre martirëve të
Kosovës.
Lavdi ndër shekuj gjithë dëshmorëve dhe
martirëve të Kombit që
dhanë jetën për lirinë dhe
Pavarësinë e Kosovën.

Poetrq i Epërm, më 29.3.2025