Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.
E një 26-vjeçar në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës, mbrëmë pas mesnate ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur me drogë.
Sinjali mëson se i gjithë rasti ndodhi pasi njësitet policore e ndaluan veturën e të dyshuarit për kontroll, ku më pas edhe u lindën dyshimet se i njëjti mund të ketë me vete substanca të dyshuara narkotike.
Si rrjedhojë e kësaj, Policia kanë kontrolluar edhe të dyshuarin, ku në çantën e tij kanë gjetur dy cigare të mbështjella me cigare dhe marihuanë, një grinder dhe letra të bardha që përdoren për mbështjelljen e cigareve me marihuanë.
Ai është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit para hetuesve ka pranuar se është përdorues i substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit, ndaj 26-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.