Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 nga 970 testime.
Ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sipas njoftimit, sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227 mijë e 150.
Po ashtu është bërë e ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 632.