Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot janë hapur aktivitetet e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Sveçla tha se ishte edhe parakalimi i fëmijëve me pjesëtarë policorë, të prirë nga Fatlumi, djali i heroit Afrim Bunjkaku, teksa pas tij, siç tha ai, ishin fëmijët e nipërit e heronjve të Kosovës të rënë në krye të detyrës dhe fëmijë nga komunitetet e ata me nevoja të veçanta.
“Ky është mesazhi më i fuqishëm që japim në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Përkundër çdo sfide që na del përpara, do i shërbejmë Republikës sonë me përkushtim, nder e dinjitet”.
“Me aktivitete të tjera kulturore e sportive, bashkë me këta fëmijë, me Kryeministrin Albin Kurti e Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, hapëm aktivitetet e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës”, tha Sveçla.
Tutje, ai tha se e ardhmja e sigurt dhe prosperuese për brezat e rinj, janë qëllimi i punës së tyre.