Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Pastaselit, ku mbetën të vrarë 106 civilë shqiptarë.
Në mesin e të vrarëve janë dhe babë e bir, Osman e Armend Mërlaku nga fshati Gremnik i Klinës.
Derisa trupi i Osmanit është gjetur, ende nuk dihet për eshtrat e Armendit, një plagë që përcjellë gjithë këto vite familjen Mërlaku.
Ndryshe, në shënim të kësaj date përkujtimore mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ku mbajti një fjalim dhe vendosi lule në vendin ku u krye masakra./klina info/