Sot janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Ramiz Raci nga Jelloci i komunës së Klinës.
Ramizi ishte një nga djemtë e guximshëm që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit, pa ju trembur syri.
Te varri i tij kurora lule sot ka vëne Hajdin Balaj, kryetar i OVL UÇK-së në, Klinë bashkë me anëtarë të kësaj organizate.
“Ai vdiq duke luftuar me armikun serb, e në data si këto kujtohet e çmohet flijimi i tij.
Është obligim i yni moral, kombëtar e institucional t`i përkujtojmë dëshmorët e kombit dhe mos t`i harrojmë idealet e tyre”, tha Balaj.