25 vjet nga rënia heroike e Leonard Dedë Palucaj

Janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit te Kombit Leonard Dedë Palucaj nga Klina, një trim i dalluar dhe i etur për liri.

Palucaj ra heroikisht duke mbrojtur idealet e vendit më 19 prill në vitin 1999 në Koshare.

Me këtë datë heroi i Kombit Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar, ra heroikisht 25 vite më parë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, në mesin e të cilëve ishte dhe Leonardi.

Sali Çekaj,
Shefqetin, Mejdiun,
Leonardin,
Luanin,
Ilirin,
Hysniun,
Izetin,
Bejtën,
Azizin,
Afrimin,
Fatosin,
Fisnikun.